Celebrities Gossip Showbiz

Vjet bënte tifo për partnerin e saj, tani do kërcejë vetë! Kush është konkurrentja e radhës në DWTS?!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up” dhe bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë.

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj dhe Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS në Instagram, ka publikuar një video ku duket bukuroshja Arnita Beqiraj dhe balerini i saj Eni Balla. Arnita ka qëndruar pas kamerave si regjisore, por DWTS e sjell për herë të parë para tyre. Suksese dyshes!