Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zhaklina Gjolla komenton lojën e banorëve të BBV3: “U bë e bajatshme, e mërzitshme dhe…”/Për kë e ka ajo?!

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Zhaklina Gjolla, njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 2”. Ajo ka komentuar më shumë mbi banorët e mbetur tashmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe si e parashikon ajo finalen…

Zhaklina foli për banorët që ajo shihte si favoritë dhe për ata që i kanë lënë më shumë përshtypje:

Është shumë e vështirë sepse lojtarët finalë janë shumë unikë dhe nuk ka pasur histori si edicioni i kaluar me protagonist dhe antagonist. Personalisht, do të doja që ta fitonte një nga vajzat. Mendoj se lojtare si Franceska dhe Heidi kanë qenë më aktive dhe të fuqishme sesa djemtë.

Për 2 finalistet e ardhshëm, ajo tha:

Kam përshtypjen se Egla, por do më pëlqente shumë Franceska, edhe pse nuk mendoj se do ta fitojë. Ndoshta do të na surprizojë Heidi?

Zhaklina i komentoi kështu banorët e mbetur tani në “Big Brother VIP 3”:

Egla filloi të bëhej e bezdisshme, e mërzitshme dhe shumë monotone. U mundua të ruante ritmin, por nuk ia arriti dot. Nuk mendoj se Heidi kishte ndonjë simpati ose reputacion ekzistues të mbartur nga “Grande Fratello”. Ajo ka arritur të krijojë një opinion publik për veten nga “Big Brother”, jo nga “Grande Fratello”. Mund të them se më parë i është dëgjuar thjesht emri, vetëm kaq. Më ka surprizuar shumë Françeska. Është treguar shumë e zgjuar, nuk ka pasur debat ku të ketë ngelur pa argumenta, kurrë nuk ka dalë bllof, të mos di si të sqarojë jo vetëm përplasjet me banorët, por logjikën pas vetë argumenteve. Nuk është influencuar, ka mbajtur qëndrimin e saj dhe është një lojtare shumë guximtare.

Juli di të artikulojë më mirë nga të gjithë brenda “Big Brother”, ka një ‘background’ artistik që normalisht e ka ndihmuar shumë, por nga ana tjetër nuk ka bërë një batutë. Sa i përket Romeos, nuk do më pëlqente që ta fitonte. E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje për të është historia e dashurisë dhe aty do favorizoja Heidin. Meritoni nuk më pëlqente në fillim, por kam ndryshuar mendim. Më pëlqente që në debatet me Heidin, ia kthente në të njëjtën monedhë. Ishte aktiv, hynte edhe në debate që nuk ishin të tija për hir të lojës.