Celebrities Gossip Showbiz

Zyrtare! Ja kush është banori i parë që do të ndezë dritat e shtëpisë së “BBV3” nesër mbrëma!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion. Vetëm pak më parë Top Channel ka konfirmuar emrin e banorit të parë të “BBV3”, i cili do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nesër mbrëma. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Emri i tij është aluduar shumë gjatë gjithë kësaj kohe për një pjesëmarje në këtë edicion, pasi dhe vetë Meritoni ka shprehur pak kohë më parë dëshirën e tij për të qenë pjesë.

Në Big Brother Albania Vip 3, surprizat akoma nuk kanë filluar…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “BBV3” është zbuluar se ky sezon do të moderohet nga Ledion Liço. Këtë e ka konfirmuar edhe Sara Hoxha në intervistën e saj në “Më lër të flas”, ku edhe ka zbuluar disa foto dhe detaje ekskluzive nga shtëpia e “BBV3”.  Së fundmi janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebijaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.