E ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë. Albërija ka zbuluar se vajza e saj, Anxhelina ka një raport shoqëror me Kylie Jenner dhe se marrëdhënia mes dy vajzave është forcuar shumë.
Salsano: Anxhelina ka shoqe një nga Kardashian-ët…
Albërije: Po, është e vërtetë, me Kylie Jenner. Edhe i them “pse nuk poston?” Është një marrëdhënie që është krijuar tani më shumë shoqëri, janë shoqe, e kanë xhan njëra-tjetrën. Anxhelina është nga ato vajza që të jep dhe këshilla në të veshur. Kanë një raport shumë ‘nice’.
Elona: Po ti nuk e bëre pak shoqe mamin e Kylie-t?
Albërije: Ajo është ‘Zoti na ruajtë’. A e di se çfarë më tha Aurela Tomollari, se vjen në New York e rrin tek shtëpia e Agnesës: “Të shkruash ti një libër, ti je si Kris Jenner. I thashë unë: “Po, jo moj zemër. Unë jam për të bërë ndonjë pite e ndonjë dorë petulla…”