Edhe pse zakonisht shmang vëmendjen publike, Suri Cruise, vajza e aktorëve të njohur hollywoodian Katie Holmes dhe Tom Cruise, është fotografuar së fundmi duke shëtitur rrugëve të New York-ut.
19-vjeçarja u pa me një stil të thjeshtë, por elegant – e veshur me një bluzë dhe pantallona të zeza me prerje të gjerë, shapka dhe flokët të lidhura bisht.
Pamja e saj ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, ku komentuesit theksojnë ngjashmërinë gjithnjë e më të dukshme mes saj dhe nënës, Katie Holmes.
Pas përfundimit të vitit të parë të universitetit në Carnegie Mellon, një nga shkollat më prestigjioze në SHBA, Suri është kthyer në New York për të kaluar pushimet pranë nënës së saj.
Suri është rritur larg syrit të medias, por duket se po shndërrohet në një të re me stil dhe qetësi, duke ndjekur rrugën e saj larg famës së prindërve.