Një përplasje e ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit.
E gjithë situata ka nisur kur Gerta ishte duke larë enët dhe ka filluar të spërkaste ujë, duke shkaktuar një përplasje verbale mes tyre.
Valbona i ka thënë Gertës që të ketë kujdes, pasi ka arritur ta mbajë të fshehtë disa gjëra që ajo di për të.
Valbona e ka akuzuar Gertën se e ka parë duke flirtuar me një burrë në një klub nate, edhe pse ajo është e martuar.
Me moralin tim ke kujdes, ti je shpifëse, manipuluese të luajtura. Kam mesazhet ku më ke ftuar, doje të më bëje pjesë e klubit tënd. Me atë që ishte po pije gotë, po flirtoje. Më trego ti mua për moralin. E pamoralshme
Ajo e ka akuzuar Gertën për moral të dyfishtë dhe për shpifje, duke thënë se ka mesazhe ku Gerta e kishte ftuar dhe kishte tentuar të bëhej pjesë e një grupi të caktuar.
Valbona ka theksuar gjithashtu se Gerta ishte duke pirë alkool dhe duke flirtuar në një klub nate, duke e quajtur këtë sjellje të pamoralshme.
Shko atje rrugëve dhe bëhu tap nëpër klubet e Tiranës, ke kujdes me ujë po të them. E pamoralshme që dehesh nëpër klube natën
Përplasje verbale ka vijuar edhe me akuza të tjera për jetën jashtë kamerave.