Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli ka ndarë me publikun disa nga përjetimet e saj më personale, përfshirë edhe reagimin e familjes ndaj lidhjeve që krijoi brenda shtëpisë. E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ajo foli hapur për opinionin e nënës së saj lidhur me marrëdhënien që krijoi me aktorin Laert Vasili.
Valbona pranoi se nëna e saj kishte përjetuar me shqetësim dinamikën që u krijua mes saj dhe Laertit gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Mami ka qenë nën shumë stres gjatë kohës që isha brenda, sidomos për shkak të afërsisë që pata me Laertin,” tha ajo.
Sipas Valbonës, nëna e saj nuk ishte e kënaqur me mënyrën se si Laerti u soll me të gjatë qëndrimit në shtëpi.
E pa si një raport me një mashkull shumë më të madh në moshë, i cili, sipas saj, nuk tregoi kujdesin e duhur ndaj meje,” shpjegoi ajo.
Megjithatë, ajo shtoi se tashmë situata është qetësuar dhe nëna e saj i shikon gjërat me më shumë sportivitet, ndonëse në atë kohë nuk ishte e lumtur me atë që shihte në ekran.