Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbizi?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Pas sigurimit të titullit të 25-të në Superligën turke, klubi i njohur Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për të kremtuar këtë arritje historike. Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit kishin në plan të ftonin superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar gjatë ceremonisë së festimeve. Megjithatë, tentativa për bashkëpunim nuk rezultoi e suksesshme. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare thuhet se kërkoi një tarifë prej 3.5 milionë dollarësh për një performancë live, një shifër që u konsiderua jashtë mundësive të klubit dhe u refuzua nga drejtuesit e Galatasaray.

2. Johannes Pietsch, i cili fitoi Festivalin e Këngës në Eurovision në Bazel, i bëri thirrje publikisht që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në konkursin e muzikës, i cili do të mbahet në Vjenë vitin e ardhshëm. “Është shumë zhgënjyese të shohësh që Izraeli ende po merr pjesë në konkurs. Do të doja që Eurovision-i i ardhshëm të mbahej në Vjenë pa Izraelin”-tha ai në një intervistë me El Pais. Edhe pse Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) pretendon vazhdimisht se Konkursi i Këngës në Eurovision është politikisht neutral, ky vit ishte gjithashtu plot polemika sepse Izraelit iu lejua të merrte pjesë pavarësisht faktit se po kryen gjenocid kundër popullit palestinez.

3. Pavarësisht se është një nga njerëzit më të pasur në planet, Bill Gates shpesh mban ora që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e luksit, të paktën jo për nga çmimi. Shumica e orëve që mban bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft kanë një dizajn të thjeshtë dhe nuk kushtojnë shumë dhe një nga këto modele është Casio Duro MDV106-1AV 200M. Bëhet fjalë për një model që dallohet për thjeshtësinë dhe qëndrueshmërinë e tij. Ka dalë në treg në vitin 2013 dhe çmimi i tij është vetëm 70 dollarë (rreth 62 euro), sipas faqes zyrtare të markës Casio.

4. Së fundmi Kim Kardashian ka arritur një tjetër sukses, që shënon edhe një moment të rëndësishëm në jetën e saj, pas gjashtë vitesh studimi intensiv, ajo është diplomuar në degën e Drejtësisë. Themeluesja e “Skims” e shpërndau këtë arritje përmes profilit të saj në Instagram, duke publikuar foto dhe video nga ceremonia e vogël dhe private, e organizuar nga familja dhe miqtë e ngushtë. “Ju të gjithë keni qenë pjesë e këtij udhëtimi me mua,” u shpreh Kim gjatë fjalimit të saj, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur që prej vitit 2019, kur nisi rrugëtimin e saj në fushën e ligjit.

5. Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i ri. Ajo renditet e 34-ta me një pasuri të vlerësuar prej rreth 134.6 milionë euro, pas suksesit me albumin “Radical Optimism” dhe performancave madhore, si ajo në Glastonbury. Në krye të listës qëndron sipërmarrësi Dmitry Bukhman me rreth 14.7 miliardë euro, bashkëthemelues i gjigantit të lojërave Playrix. Pas tij renditet Hugh Grosvenor, Duka i Westminster, me rreth 11.6 miliardë euro.