Gossip Showbiz

Çifti i artë i kinemasë turke, Burak dhe Fahriye, sfidojnë thashethemet për krizë!

Aktori turk Burak Özçivit ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve të fundit që qarkulluan në media, ku pretendohej se martesa e tij me Fahriye Evcen po kalonte një krizë.

Prej disa ditësh, portale të ndryshme turke publikuan lajme për një ndarje të mundshme të çiftit, duke ngjallur reagime dhe diskutime të shumta nga fansat.

Ylli i serialit “Kuruluş Osman” vendosi t’i japë fund spekulimeve duke folur hapur përpara gazetarëve. Me tone të nervozuara, ai u shpreh:

Janë vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Jemi lodhur tashmë nga këto lajme të pabaza.

Ky reagim i prerë i aktorit bëri të qartë se marrëdhënia me Fahriyen është e qëndrueshme dhe larg krizave që i atribuohen në media.

Çifti, një ndër më të dashurit dhe më të ndjekurit në kinemanë turke, vazhdon jetën e përbashkët normalisht, duke mos u ndikuar nga spekulimet.

Fansat e tyre kanë përshëndetur sinqeritetin e Burakut, duke e cilësuar deklaratën e tij si një dëshmi të fortë të dashurisë dhe stabilitetit në çift.

Pavarësisht thashethemeve të shpeshta, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen mbeten një ndër çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyer të showbizit turk.