Lifestyle

Varësia nga video-lojërat po njihet zyrtarisht si çrregullim mendor?

Varësia nga video-lojërat, e quajtur Internet Gaming Disorder (IGD), tashmë është përfshirë në manualin ndërkombëtar të çrregullimeve mendore DSM-5-TR dhe njihet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajo përkufizohet si sjellje ku lojërat marrin përparësi ndaj shkollës, punës, gjumit dhe marrëdhënieve, edhe kur shkaktojnë pasoja negative.

Sipas ekspertëve, për t’u konsideruar IGD, brenda një viti duhet të shfaqen të paktën disa shenja si: ankth dhe nervozizëm kur personi nuk luan, nevoja për të luajtur gjithnjë e më shumë, dështim për të kufizuar lojën, humbje interesi për aktivitete të tjera, gënjim të familjarëve për kohën online dhe rrezikim i punës apo marrëdhënieve për shkak të lojërave.

Diagnostikimi bëhet nga psikiatri ose psikologu, që vlerëson sjelljen dhe historikun e personit. IGD shpesh shoqërohet me ankth, depresion ose ADHD.

Trajtimi përfshin terapi konjitive-sjellore, menaxhim të kohës dhe vendosje kufijsh për përdorimin e lojërave dhe teknologjisë.

Në rastet e rënda, varësia prek financat, aktivitetin fizik dhe madje edhe higjienën personale, kur loja zëvendëson jetën reale.