Eshtrat e 100 ushtarëve të paidentifikuar të gjetura gjatë gërmimeve të nisura këtë fillimvit në fushën e Dragotit në Tepelenë do të prehen pranë varrezës memoriale të Bularatit në Dropull të Gjirokastrës. Ceremonia e rivarrimit u zhvillua sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse greke. Kërkimet do të shtrihen edhe në zona të tjera të vendit mbi bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptarë e asaj greke.