Presidenti francez Emanuel Macron u takua në Vatikan me Papa Françeskun, i cili i dhuroi shefit të Elizesë medaljen e San Martinos, një shenjt që ndihmonte të varfërit. Ati i shenjtë shpjegoi se “Është një medalje e realizuar nga një artist roman i shekullit të shkuar, dhe kërkon të theksojë thirrjen e pushtetarëve në ndihmë të të varfërve. Ndërkaq para se të largohej, Macron i dhuroi Papës, romanin “Ditari”, të Georges Bernanos.