Bota

Planifikoi të vriste kryeministren, dënohet 20 vjeçari Naa’imur Rahman

Një i ri britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old Baileyt, për planifikim të të një sulmi për të vrarë kryeministren Theresa May. Naa’imur Rahman, 20 vjeçar me banim në pjesën veriore të Londrës, kishte planifikuar me detaje mënyrën se si do të hynte në zyrat e kryeminsitres May dhe më pas të ekzekutonte atë. Ai kishte menduar të shpërthente me anë të një pajisjeje derën kryesore dhe më pas të përfitonte nga rrëmuja, për t’u futur në godinë dhe për të ekzekutuar kryeministren me thikë.