Toto Riina, figurë famëkeqe e mafias italiane vdiq gjatë natës në Spitalin e Parmës në Itali, ku pas dy operacioneve kishte rënë në koma. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Një ditë më parë, Bosi i Koza Nostras mbushi 87-vjeç. I arrestuar në 15 Janar 1993 pas 24 viteve në arrati, Riina po vuante 26 dënime me burgime të përjetshme, për dhjetra vrasje e atentate.