Një situatë e tensionuar shpërtheu në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, kur Gjesti supozohet se e përfshiu Loredanën në një debat të ashpër, duke e vënë atë në një pozicion të vështirë dhe të pakëndshëm.
Loredana e shprehu shqetësimin e saj për këtë situatë, duke e akuzuar banorin për përfshirjen në këtë grindje, që e bëri të ndjehej keq.
Në anën tjetër, Gerta i dha një këshillë Amberit për të ruajtur qetësinë dhe për të mos reaguar me agresivitet, duke sugjeruar që të mos e përkeqësonte situatën me ulërima. Ajo i tha Amberit:
Kur të të bëjnë diçka, ktheju me fjalë
Jozi ndërhyri në diskutim dhe tha se kur dikush të ofendon, është e nevojshme të përdoren fjalë të forta për të kundërshtuar, duke theksuar se:
Veç me ia sha robët, nuk merr vesh me fjalë
Ndërkohë, Gerta mbrojti qëndrimin e saj dhe theksoi se zgjidhja e konflikteve mund të bëhet edhe përmes një dialogu më të qetë dhe të matur.
Ajo sugjeroi se ka mundësi të menaxhohen situatat e tensionuara me qetësi dhe përdorim të fjalëve të përshtatshme, pa arritur deri në përshkallëzim të mëtejshëm të konflikteve.