Tech

Veçoritë e reja të Instagram Reels pas ndalimit të TikTok…

Instagram njoftoi një përditësim të veçorisë së tij të videove Reels së bashku me lajmin se Gjykata Supreme la në fuqi ligjin që do të ndalojë TikTok në SHBA nga 19 janari. Përditësimi do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të zbulojnë përmbajtjen që miqtë dhe ndjekësit po pëlqejnë në platformë dhe do të inkurajojnë përdoruesit të fillojnë biseda rreth përmbajtjes së Reels. Bëhet e ditur se veçoria po fillon të zbatohet në SHBA. Kompania është e gatshme të kapë një numër përdoruesish të TikTok pas ndalimit të SHBA-së, veçanërisht krijuesit që mbështeten në rrjete sociale për të ardhura.

Ndonëse një grup i konsiderueshëm i përdoruesve të TikTok kanë “migruar” tashmë në aplikacionin kinez RedNote në shenjë proteste ndaj ndalimit, do të jetë më e vështirë për krijuesit që të fitojnë para nga ndjekësit e tyre në një aplikacion që përdoret kryesisht nga përdoruesit e rrjetit kinez, por jo nga bizneset dhe markat amerikane. Meta njoftoi se po shton një veçori që shfaqet në këndin e sipërm djathtas të Reels, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjes që miqtë dhe ndjekësit kanë pëlqyer ose komentuar.

Kjo shfaqet si një buton i vogël me fotografitë e profilit të atyre që janë angazhuar me përmbajtjen dhe një ikonë të vogël për të treguar se çfarë lloj ndërveprimi kishin. Përveç kësaj, kompania tha se do të prezantojë një “shirit të ri përgjigjeje” që do t’i lejojë përdoruesit t’i përgjigjen lehtësisht përmbajtjes që pëlqejnë miqtë e tyre. Instagram po prezanton gjithashtu mundësinë e caktimit të dërgimit të mesazheve direkte. Ekspertja e mediave sociale Lindsey Gamble zbuloi veçorinë dhe më pas Instagram konfirmoi për Techcrunch, se funksioni po shpërndahet për të gjithë përdoruesit. Kur shkruani një mesazh, duhet të mbani të shtypur butonin e dërgimit dhe më pas të zgjidhni datën dhe orën. Duket se mesazhet mund të planifikohen të dërgohen deri në 29 ditë përpara. Derisa të dërgohen të gjitha mesazhet e planifikuara, përdoruesit do të shohin një baner që thotë “x mesazhe të planifikuara”.