Bie zjarr në zonën e Pulajve në Velipojë. Zjarri është ndezur pranë një zone ku hidhen mbeturina. Flakët janë favorizuar nga era dhe janë shpërndarë në shkurre dhe bimë aty pranë. Për të shuar flakët në vendngjarje ka shkuar një zjarrfikëse e stacionit të Velipojës dhe dy të tjera janë nisur nga Shkodra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.