Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Vëmendja që marrin dhunuesit në publik?/ Gigliola Haveriku: “Mendoj që si popull vuajmë nga Sindroma e Stokholmit”!

Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”. E ftuar në podcastin “Flet” me Ilnisa Agollin, në Top Channel, ka qenë këngëtarja Gigliola Haveriku. Një temë tjetër që u trajtua në emision ishte dhuna. Ndër të tjera, Gigliola u shpreh se e ka përjetuar dhunën në lëkurën e saj, në trupin e saj.