Aktualitet Politikë

Vendoret e pjesshme, pjesëmarrje e ulët e zgjedhësve!

Deri në orën 18:00, në 5 bashki po votohet për kryetarët e rinj. Për votimet e pjesshme në Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik e Mat u thirrën mbi 334 mijë zgjedhës. Në garë janë kandidatët socialistë përballë të pavarurve, disa të mbështetur nga Partia Demokratike e opozita. Në 6 orët e para, raportohet pjesëmarrje shumë e ulët. Deri në 13:00 votuan 12.35% e zgjedhësve.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi parashikon se nëse pjesëmarrja vijon më e ulët se më 2023-shin, rezultatet finale mund të shpallen nesër në mesditë.

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” për Bashkinë e Cërrikut, Elgert Hima,  denoncoi fenomenin e intimidimit të votuesve në të gjitha qendrat e votimit. “Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave dhe nuk kanë asnjë funksion. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të marrë masa për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë”, tha Hima në një prononcim për mediat.

Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë funksion. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të marrë masa për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë e jo me ndere dhe favore që u është bërë nga punonjësit e administratës.

Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit, kam konstatuar persona që nuk asnjë funksion dhe intimidojnë votuesit. Jam këtu për drejtësi dhe jo për favorizim kundër ligjit.