12 vepra të reja arti nga artistë nga e gjithë bota, janë vendosur në Londër për Festivalin vjetor Winter Lights. Veprat e artit përfshinin tullumbace të mëdha me drita, vrima të zeza, mirazhe etj. Festivali i këtij viti, i cili përfshin katër vepra arti që nuk janë parë më parë në Mbretërinë e Bashkuar, eksploron cilësitë transformuese të artit dhe dritës, duke kombinuar realen me surrealen, thanë organizatorët. “Ne donim të krijonim diçka që është e bukur dhe për t’u admiruar, por në thelb është një mirazh dhe nuk mund t’i besohet. Dhe kjo është një analogji për vetë mediat sociale”-tha artistja Zara Pasfield.

Artistë nga e gjithë bota shfaqën instalacionet e tyre të frymëzuara nga prejardhjet e tyre të ndryshme. Artisti nga Bangladeshi Ruhul Abdin theksoi se ishte sfidë të tregonin histori nga brezat e mëparshëm. “Një nga sfidat më të mëdha për ne ishte të tregonim histori nga brezat e mëparshëm, veçanërisht nënave dhe gjysheve tona që emigruan nga Bangladeshi këtu. Ishte e rëndësishme të kuptonim vështirësitë dhe betejat që kanë kaluar për të qenë këtu”. Festivali i dritave do të zgjasë deri më 1 shkurt dhe pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh.
