Një ngjarje e rëndë u shënua në Fier, ku një 55-vjeçar u arrestua nga Policia nën dyshimin për kryerje të veprimeve të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur. Materialet procedurale në lidhje me këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.
Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin V.Gj., 55 vjeç, pas kallëzimeve të marra dhe hetimeve paraprake që e lidhin atë me ngjarjen.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.