Aktualitet

Qëlloi me kallashnikov në ajër e kanosi një grua, arrestohet nga policia në Fier!

Një 52-vjeçar i identifikuar si shtetasi Lavdrim Xhaferaj, ra në prangat e Policisë në Fier, pasi gjatë një konflikti qëlloi me armë zjarri dhe kanosi një grua. Blutë njoftojnë se gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën e sekuestruan një sasi municioni luftarak. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H.D., banuese në fshatin Ferras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L.Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak. Vijon puna për gjetjen e armës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.