Health & Beauty

Veprimi super i rrezikshëm që jeni duke bërë me foshnjen tuaj, po i rrezikoni jetën!

Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjellë verbërinë. Çfarë është sindroma e foshnjës së shkundur? Është një grup simptomesh të lëndimeve të shkaktuara nga shkundja e foshnjës. Të shkundurit e foshnjës mund të shkaktojë këto gjendje serioze si lëndimi i syrit dhe/ose verbërimi, lëndimi i trurit, paraliza, zhvillimi i vonuar dhe vdekja.

Koka e foshnjës është më e madhe dhe më e rëndë se pjesa tjetër e trupit dhe deri në moshën dyvjeçare apo edhe më shumë, muskujt e tij të qafës nuk janë aq të fortë sa të mund të mbajnë kokën. Foshnjat mund të përjetojnë dëmtim të muskujve të zverkut. Disa prindër e dinë se fëmija nuk duhet të goditet, por ata nuk e kuptojnë se të shkundurit është shumë i dëmshëm. Lëndimet nga të shkundurit mund të jenë rezultat edhe i vrapimit apo kërcimit poshtë e lartë me foshnjën.

Bëhuni të vetëdijshëm për aktivitetet që mund të shkaktojnë lëndime. Kur e përqafoni, e ngrini apo e lëshoni foshnjën gjithmonë mbajeni me dorë kokën e tyre. Përpiquni të ndalni zemërimin ose frustrimin para se nevoja për ta goditur apo shkundur fëmijën të bëhet e pakontrollueshme. Merrni frymë thellë. Vëreni fëmijën në shtratin që të jetë i sigurt dhe dilni nga dhoma. Nëse jeni vërtetuar se me fëmijën çdo gjë është në rregull, atëherë mund ta leni të qajë derisa ju të qetësoheni. Nganjëherë fëmijët qajnë pa ndonjë arsye ose kur janë shumë të lodhur. Kërko këshillim profesional. Nëse e keni shkundur fëmijën tuaj apo nëse mendoni se dikush e ka bërë këtë, menjëherë kërko ndihmë mjekësore. Kërkon ndihmën e mjekut nëse foshnja qanë për një kohë të gjatë ose jeni të shqetësuar për shëndetin e tyre.