Britania, simbol europian i shiut, po përballet gjithmonë e më shumë me ditë të nxehta plot diell. E sivjetshmja konsiderohet vera më e ngrohtë që prej fillimit të regjistrimeve në 1910-n. Termometri këtë vit u rrit ndjeshëm në mbarë vendin që në muajin qershor, e vazhdoi me temperatura mbi normalen edhe në korrik e gusht. Ekspertët fajësojnë sjelljen e “çuditshme” të një fronti të ngrohtë si edhe ngrohjen e planetit.