Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se kushtetuta e Kosovës është bazamenti për shtetin. “Integriteti territorit i Kosovës është i pa cenueshëm dhe i shenjtë. Shtetet na kanë njohur me këtë territor që tani e kemi. Asosacioni nuk ekziston me kompetenca ekzekutive, por vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, tha Veseli në një konferencë për mediat. Sipas tij thirrja e seancës së Kuvendit të Kosovës për diskutuar rreth kufijve me Serbinë është e dëmshme. Ai këmbënguli se kurrësesi nuk do të lejohet që vendi të ndahet.