Aktualitet

Vetëm kthjellime, ditë e bukur dimri këtë fillimjavë!

Ditën e sotme (15 dhjetor) vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët me diell mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Era fryn me drejtim  nga kuadrati i veriut dhe me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimor, si dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Deti është me valëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat variojnë minus 3-22 gradë Celsius.