Showbiz

“Vetëm ne të tre”, Ledri dhe Sara shijojnë pushimet në privatësi

Pas pushimeve të gjata në bregdetin shqiptar, Ledri dhe Sara i janë drejtuar relievit malor ashtu siç e kërkon edhe stina e vjeshtës.

Këtë herë dyshja e shumëpërfolur kanë vendosur të shijojnë pushimet në privatësi vetëm ata të dy…apo vetëm ata të tre?!

Këngëtari dhe blogerja kanë postuar një foto të njëri-tjetrit në Insta Story ku zbulojnë destinacionin e radhës, Brezovicën.

“Vetëm ne të tre” -shkruhet në diçiturën e imazhit të Sarës që Ledri ka postuar duke na shfaqur një moment vërtetë të këndshëm mes tyre.

Sara është duke e shijuar në maksimum pritjen e saj të ëmbël ndërsa Ledri pret me padurim që vogëlushja e tij të vijë në jetë.