Përpara fillimit të 24 Hours of Le Mans, Ferrari prezantoi 296 me konfigurimin Piloti Ferrari, opsioni më i fundit nga programi Tailor Made. Ky konfigurim ekskluziv u krijua për të festuar sukseset e arritura në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë (WEC) të FIA-s dhe për t’i bërë homazh garuesve dhe klientëve të Ferrarit.
Specifikimi unik, i rezervuar për klientët e përfshirë në aktivitetet zyrtare sportive të Ferrarit, është frymëzuar nga 499P, fituesi i përgjithshëm i 24 Hours of Le Mans 2023 dhe 2024 në kategorinë e hipermakinave. Piloti Ferrari 296 Speciale ofrohet në katër ngjyra të frymëzuara nga garat; Rosso Scuderia, Blu Tour De France, Nero Daytona dhe Argento Nürburgring. Sistemi i fuqisë hibride plug-in kombinon një motor V6 me dy turbo dhe një motor elektrik.
Prodhuesi italian Ferrari regjistroi muajin e kaluar dy emra të rinj, SC40 dhe CZ26. Ky veprim ngjalli menjëherë spekulime për modele të mundshme të reja ose edicione speciale. Ferrari është i njohur për ruajtjen me fanatizëm të sekretit rreth modeleve të ardhshme. Regjistrimi i këtyre dy markave tregtare pranë zyrës së patentave ka ndezur sërish thashethemet në botën e automobilizmit.
Regjistrimi i SC40 dhe CZ26 është bërë me qëllim përdorimi në automjete, por Ferrari nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë mbi mënyrën se si planifikon t’i përdorë këto emra. Edhe pse prodhuesit e makinave shpesh regjistrojnë emra që nuk i përdorin kurrë, kjo rrallë ndodh me Ferrarin. Në muajin shkurt, Ferrari njoftoi se do të prezantojë gjashtë modele të reja gjatë vitit 2025. Njëri prej tyre pritej të ishte modeli i parë plotësisht elektrik i markës, por debutimi i plotë është shtyrë për vitin 2026. Ndërkohë, në prill u prezantua modeli 296 Speciale.