Tech Top Tech - News

Bisha hibride më e re nga Ferrari! Çfarë duhet të dimë për të na e zbulon Mateo Kadriu në “Top Tech”!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Ferrari 296 Speciale!

Ferrari sapo ka hedhur në treg 296 Speciale, një bishë hibride me 880 kuaj fuqi që kombinon një motor V6 3.0L me një sistem elektrik të përmirësuar. Me një peshë të reduktuar dhe aerodinamikë të avancuar, kjo makinë është projektuar për të ofruar emocione të pastra në çdo kthesë.

Risi të veçanta:

•          Extra Boost Mode: Një funksion që ofron shtesë fuqie në dalje të kthesave, i huazuar nga SF90 XX.

•          Fletë aktive: Përshtatet automatikisht për të maksimizuar qëndrueshmërinë në shpejtësi të larta.

•          Armotizatorë të avancuar: Me amortizatorë Multimatic dhe susta titani për kontroll optimal në pistë dhe rrugë .

Ndërsa SF90 Stradale ofron një fuqi totale prej 986 kuaj fuqi me një motor V8 dhe sistem hibrid të avancuar , 296 Speciale fokusohet në një përvojë drejtimi më të rafinuar dhe të lehtë për t’u menaxhuar, falë peshës më të ulët dhe teknologjisë së përmirësuar.

A është e përshtatshme për rrugët e Tiranës?

Në teori, po. Por me gropat e befasishme dhe trafikun e paparashikueshëm, ndoshta do të ishte më mirë ta mbani këtë perlë për udhëtime jashtë qytetit ose për ndonjë pistë të dedikuar. Sepse, le të jemi realistë, nuk do të donit që një makinë me këtë çmim dhe performancë të përballet me sfidat e përditshme të rrugëve tona.

Nëse jeni gati të përjetoni emocionet e një Ferrari të vërtetë, 296 Speciale është një zgjedhje që nuk do t’ju zhgënjejë. Por ndoshta, për rrugët tona, një makinë më e përshtatshme do të ishte një që mund të përballojë sfidat e përditshme pa stresin e një supermakine.