Aktualitet

Vetting-u, rrëzohen Tom Ndreca e Admir Thanza

 

Pas Tom Ndrecës, Vetting-un nuk e kalon as Admir  Thanza, anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë që kishte fshehur një dënim në Itali për vjedhje. Vendimi për Thanzën u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, që 60 minuta më herët shkarkoi dhe kolegun e tij, Ndreca se nuk justifikonte pasurinë. Në Gjykatën e Lartë, i vetmi i rikonfirmuar deri tani është gjyqtari Edmond Islamaj, ndërsa pritet vendimi për Artan Zenelin, në listën prioritare pasi kandidon për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ndërkaq, këtë të premte është rradha e Xhezair Zaganjorit, kryetar i Gjykatës së Lartë, për t’iu nënshtruar filtrave të procesit të rivlerësimit.