Gani Dizdari nuk rikonfirmohet në detyrë, nuk kalon Vetting-un për shkak të pasurisë dhe kontakteve me të inkriminuar. Vendimi për gjyqtarin e Kushtetueses u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Me Dizdarin u mbyll rivlerësimi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, proces të cilin e kaluan me sukses vetëm Vitore Tusha e Bashkim Dedja, ndërsa u rrëzuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxhaj e tashmë dhe Gani Dizdari.