Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi datat e seancave dëgjimore për disa emra të tjerë të drejtësisë shqiptare. Më 16 korrik do të zhvillohet seanca me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Ai është gjyqtari i katërt i lartë që thirret përballë organeve të Vettingut, pasi më herët kanë dalë para KPK-së Admir Thanza, Edmond Islamaj dhe Tom Ndreca. Ndërkaq më 18, para KPK-së do të dalë prokurori i Prokurorisë së Tiranës Arben Nela si dhe Ervin Metalla, anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës.