Gossip Showbiz

Victoria Beckham, 51 vjeç dhe në formë perfekte, zbuloni sekretet e rutinës së saj së përditshme!

Në moshën 51-vjeçare, Victoria Beckham vazhdon të jetë një shembull frymëzues i disiplinës dhe stilit të jetesës së shëndetshme.

Ish-anëtarja e grupit legjendar Spice Girls dhe tani një stiliste e suksesshme, ndjek një rutinë stërvitjeje të rregullt, pesë deri në gjashtë herë në javë, për të ruajtur jo vetëm pamjen, por edhe forcën fizike dhe ekuilibrin mendor.

Sipas revistës Quien, qëllimi i Victorias nuk është të qëndrojë thjesht e hollë, por të jetë e fortë, energjike dhe e shëndetshme. Ajo e nis çdo mëngjes me ushtrime kardio, si vrap i lehtë apo biçikletë statike, për të nxitur metabolizmin dhe për të rritur qëndrueshmërinë.

Më pas, kalon në ushtrime forcimi që përfshijnë lunges, tricep dips dhe tërheqje me kabllo, për të tonifikuar gjithë trupin. Një nga ushtrimet e saj të preferuara është spellcaster, që punon shpatullat dhe belin.

Victoria shpesh stërvitet edhe me bashkëshortin e saj, David Beckham, duke e kthyer aktivitetin fizik në një moment bashkëshortor motivues dhe argëtues. Përveç trajnimeve personale, ajo merr pjesë edhe në klasa në grup, si Bootcampapo SoulCycle, ku muzika dhe energjia kolektive e ndihmojnë të mbajë fokusin dhe motivimin e lartë.

Për Victorian, stërvitja nuk është detyrim, por mënyrë jetese. Ajo beson se kujdesi ndaj trupit dhe mendjes është çelësi për të ruajtur balancën, vetëbesimin dhe pozitivitetin në çdo aspekt të jetës.