Qyteti më verior i Alaskës, Utqiagvik, ka hyrë zyrtarisht në periudhën e njohur si “Dielli i Mesnatës”, një fenomen natyror që sjell dritë të pandërprerë për javë të tëra. Banorët e qytetit, i cili ndodhet mbi Rrethin Arktik, panë të dielën diellin të lindte më 10 maj dhe ai nuk do të perëndojë sërish për 84 ditë, deri më 2 gusht.
Fenomeni prek edhe zona të tjera veriore të Alaskës, përfshirë Fairbanks, ku dita e pandërprerë do të zgjasë për rreth 70 ditë, deri në mesin e korrikut. Sipas shpjegimeve shkencore, “Dielli i Mesnatës” ndodh për shkak të pjerrësisë 23.5 gradë të boshtit të Tokës, e cila bën që gjatë verës në hemisferën veriore, Dielli të mos zbresë poshtë horizontit në disa rajone. Ky efekt është më i dukshëm në zonat mbi Rrethi Arktik, ku gjatë solsticit të verës, Dielli duket sikur lëviz në një rreth të vazhdueshëm në qiell.
The sun came up in Utqiagvik, Alaska — the northernmost city in the U.S. — on Sunday morning and it won't set again until August 2. Timelapse footage from the National Weather Service shows the sun setting at 1:48 a.m. before rising above the horizon at 2:57 a.m. pic.twitter.com/0tReOvnAGx
— ABC News (@ABC) May 11, 2026
Rezultati është një periudhë unike ku dita nuk përfundon kurrë: 24 orë dritë, për ditë të tëra. E kundërta ndodh gjatë dimrit në të njëjtin rajon, kur Utqiagvik zhytet në rreth 64 ditë errësirë të vazhdueshme, një tjetër fenomen ekstrem i jetës në Arktik.