Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin dhe herë pas here kishin nevojë për barela gjatë lojës. Bëhet e ditur se katër ekipe u përballën në ndeshjen e parë të futbollit plotësisht autonom të robotëve në Kinë, përpara Lojërave Botërore të Robotëve Humanoid që do të zhvillohen në gusht.
Të mundësuar tërësisht nga Al dhe pa kontroll njerëzor, robotët përdorën sensorë vizualë për të ndjekur topin dhe për të vrapuar në fushë, por jo gjithmonë me elegancë. Disa u rrëzuan dhe u desh të largoheshin, duke ofruar një pamje të çuditshme, por domethënëse, të së ardhmes së robotikës. Ndërkaq, robotët që ngjajnë me qentë nuk janë më një koncept.
Një robot i tillë, i quajtur Lynx, është krijuar nga kompania kineze Deep Robotics dhe ka ngritur shumë shqetësime dhe habi nëpër rrjetet sociale. Lynx është një robot me katër rrota që mund të lëvizë, ngjitë dhe madje të bëjë kërcime së prapthi, duke përshkuar çdo lloj terreni, nga shkëmbinjtë te bora. Ky robot mund të përdoret për operacione shpëtimi, pasi ka një mundësi të shkëlqyer për të hyrë në zona të paarritshme dhe për të ndihmuar në kërkimet e personave të humbur. Sipas Deep Robotics, Lynx ka një dizajn kompakt dhe të fuqishëm, me aftësi për t’u përshtatur në terrene të ndryshme.