Një robot humanoid kinez, AgiBot A2, arriti një rekord të ri në Librin e Rekordeve Guinness, duke ecur 106,286 km në një rrugë nga Suzhou në Shangai pa u fikur asnjëherë. Roboti është projektuar nga kompania AgiBot me seli në Shanghai dhe përdor një sistem baterie “hot-swap” (bateria mund të zëvendësohet gjatë punës), që e mban të aktivizuar për gjithë rrugën.
https://twitter.com/i/status/1992030860888187254
A2 është i pajisur me dy module GPS, sensorë LiDAR dhe kamera me thellësi infra të kuqe, gjë që i mundëson të navigojë në rrugë asfalto, trotuare, ura, dhe pjerrësi madje edhe duke respektuar rregullat e trafikut. Sipas AgiBot, kjo arritje tregon maturinë e harduerit të robotit, algoritmeve të ekuilibrit dhe qëndrueshmërisë së tij dhe shërben si baza për përdorim komercial në shkallë të gjerë.
Kur robot u nis nga Suzhou më 10 nëntor dhe mbërriti në Bund të Shangait më 13 nëntor. Ai përshkoi ambiente urbane kompleks me sipërfaqe të ndryshme dhe qëndroi aktiv gjatë gjithë rripit, falë mundësisë për të zëvendësuar baterinë pa ndalur. Në përfundim, AgiBot A2 e quajti eksperiencën “të paharrueshme në jetën e tij makinerike” madje me humor tha se “mund të ketë nevojë për një palë këpucë të reja”.
Elon Musk vuri në dukje se e ardhmja do të jetë pa vende pune e pa para dhe se varfëria do të zhduket falë zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Gjatë Forumit të Investimeve SHBA-Arabi Saudite, ku ndodhej në një panel me shefin e Nvidia-s, Jensen Huang, Musk u shpreh se paratë “nuk do të kenë më rëndësi”. Ai deklaroi se një ditë monedha do të bëhet e panevojshme, sepse gjithçka do të prodhohet nga makineritë inteligjente. Musk shtoi se puna do të mbetet vetëm një zgjedhje, ashtu siç dikush zgjedh të luajë sport apo videolojë.