Roboti i parë humanoid me Al i Rusisë ra në skenë gjatë debutimit të tij zyrtar në një ngjarje teknologjike në Moskë, duke bërë që stafi ta mbulonte makinën nga sytë e publikut, ndërsa përpiqej të rregullonte mosfunksionimin. Roboti, i quajtur AIdol, u prezantua nga zhvilluesit si një shembull i përparuar i robotikës.
Ndërsa roboti po drejtohej në skenë nga dy anëtarë të stafit drejt kolonës zanore të filmit Rocky, ai humbi ekuilibrin dhe ra, duke lënë disa pjesë pas në skenë. Pamjet video të incidentit, të shpërndara nga media të pavarura ruse, tregojnë stafin që nxiton ta fshehë robotin pas një ekrani ndërsa po tërhiqej nga dyshemeja. Rënia iu atribuua problemeve me kalibrimin dhe kompania pohon se incidenti ndodhi gjatë fazës së vazhdueshme të testimit të robotit.
Një nga fushat më dinamike është ajo e robotikës dhe inteligjencës artificiale, që po shndërrohen në aktorë kyç të së ardhmes. Në Kinë, kompania Zhiyuan Robotics ka nisur prodhimin e robotëve humanoidë për përdorim në shtëpi, me synimin për të ndërtuar 1.000 njësi deri në fund të vitit. Por rivaliteti më i madh vjen nga Shtetet e Bashkuara. Kompania amerikane Figure AI ka njoftuar një marrëveshje të rëndësishme me një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë në vend, duke hapur rrugën për prodhimin masiv të humanoidëve.
Sipas CEO-së Brett Adcock, në katër vitet e ardhshme pritet të prodhohen dhe dërgohen deri në 100 mijë robotë humanoidë për përdorim në jetën e përditshme. Adcock ka theksuar se ajo do të ulë kostot e prodhimit dhe do të përmirësojë mbledhjen e të dhënave për inteligjencën artificiale. Më herët, Figure AI kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me BMW.