Sport

Silvinjo e mori nga tribuna për ndeshjen me Anglinë, mesfushori i Kombëtares feston ditëlindjen në grumbullim!

Adrion Pajaziti feston sot ditëlindjen e tij. 23-vjeçari i Kombëtares ndodhet i grumbulluar me kuqezinjtë, ndërsa është në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen me Anglinë.

Trajneri i Kombëtares ka vendosur që ta përfshijë në skuadër, pasi ndaj Andorrës qëndroi në tribunë. Në drekën para ndeshjes me Anglinë, i është uruar edhe datëlindja nga pjesa tjetër.

Duket se Anglia i sjell fat Pajazit. Debutimi i tij vinte pikërisht përballë “tre luanëve” në marsin e këtij viti.

Shqipëria do masë forcat prej orës 18:00. Sfida me Anglinë ndërkohë mbyll edhe kualifikueset e Botërorit në Grupin K.