Pas zjarrit masiv në ishullin e Chios, Greqia po përballet me një vatër zjarri me përmasa të mëdha në Ierapetra të Kretës.
Këtë herë situatat është alarmante, raportojnë mediat greke.
Situata në Lerapetra mbetet shumë e vështirë për shkak të zjarrit që nisi të dielën pasdite, me zjarrfikësit që po merren me vatra të shpërndara, siç u njoftua pak pas orës 9:15 të mëngjesit nga zëdhënësi i shtypit i Departamentit të Zjarrfikësve , Yiannis Vathrakoyannis.
Siç tha ai, një vështirësi shtesë në detyrën e përballimit të zjarrit janë erërat e forta, të cilat krijojnë vatra të reja zjarri.
“Po kalojmë muajin e tretë dhe më të vështirë. Korriku është muaji më i nxehtë me erëra të forta, kushte që favorizojnë përhapjen e zjarreve dhe rrisin rrezikun”, përfundoi zëdhënësi i zjarrfikësve.
Vendbanimet u evakuuan
Pas një mesazhi të ri nga 112 të mërkurën në mbrëmje, vendbanimet e Agia Fotia, Achlia, Galini, Ferma dhe Koutsounari janë evakuuar, ndërsa tymi nga zjarri mbuloi edhe detin pranë Makrys Gialos. Disa persona që ishin në plazh u larguan nga zona me anije dhe jahte.
Mësohet se në total nga zonat me rrezik të lartë janë larguar 5 mijë persona, banorë të zonave dhe turistë.
Në Agia Fotia dhe Ferma, flakët u përhapën dhe dogjën shtëpi, banesa dhe serra, ndërsa ende nuk është bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i dëmeve.
Sipas sitiaonline, natën e vonë të së mërkurës në zonën Ferma të Ierapetrës, autoritetet urdhëruan një evakuim masiv të hoteleve, dhomave me qira dhe rezidencave, pasi flakët po i afroheshin në mënyrë të rrezikshme ambienteve.