Bota

Vietnam, moti i keq u merr jetën 15 personave

Moti i keq ka përfshirë Vietnamin duke shkaktuar të paktën 15 të vdekur, ndërsa 11 persona të tjerë rezultojnë të humbur. Viktimat janë nga provincat malore të vendit, ku ka pasur edhe rrëshqitje të mëdha të dheut. Sipas mediave lokale pritet që bilanci i viktimave të rritet. Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje, duke marrë me vete shtëpitë, e duke shkatërruar të mbjellat.