Ligji i shumëpërfolur për ndalimin e abortit në SHBA është ende në diskutim në disa shtete por në Georgia është vënë në zbatim.
Ariana Grande, këngëtarja e cila gjithmonë ka luftuar për të drejtat e femrave së fundmi ka dhuruar të gjitha të ardhurat e koncertit të saj në Georgia në mënyrë që ky problem të lehtësojë të gjitha gratë e prekura.
Mbi 300.000 dollarë të mbledhura kanë shkuar për organizatën jo fitimprurëse “Planned Parenthood” që kujdeset për të gjitha femrat që duan të mbesin shtatzënë, ato të cilat kanë probleme me riprodhimin apo kujdesjen prindërore.
Shumë artistë të tjerë të industrisë kanë vendosur që të mos japin më koncerte në shtetin e Georgias që pas këtij vendimi, madje disa kanë bojkotuar datat e shfaqjeve të tyre.
Në këtë shtet aborti do të jetë i mundur vetëm në ato raste ku shtatzënia rrezikon jetën e nënës apo kur fëmija diagnostikohet me ndonjë sëmundje të rrallë vdekjeprurëse.