Në rrugën Prekal-Kir, pjesë e rrugës së Dukagjinit ku ka rrëshqitje dheu e gurësh, firma kontraktuese nisi punimet për lirimin dhe sistemimin e këtij segmenti rrugor. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci konfirmoi punimet. Nga specialistë, po punohet për evidentimin e të gjitha problematikave, me qëllim garantimin e sigurisë për banorët që kalojnë atje.
Rruga e Dukagjinit lidh qytetin me zonën më malore të Bashkisë së Shkodrës. Vlerësohet se aksi do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Prekal-Kir është segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit. Ka gjatësi 17 km, 5 m gjerësi, si edhe kanalizime, ura, sistemime e mure mbrojtëse.
Moti i keq i javës së kaluar, me shira të rrëmbyer dhe erë të fortë shkaktoi problematika, përfshirë rrëshqitje gurësh e dherash. Por java ka nisur me mot të kthjellët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era fryn me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
2/13
Diell
Kukës
-2/9
Diell
Lezhë
2/13
Diell
Dibër
-2/8
Diell
Durrës
3/16
Diell
Tiranë
2/16
Diell
Elbasan
0/15
Diell
Berat
2/15
Diell
Vlorë
3/16
Diell
Korçë
-3/8
Diell
Gjirokastër
-4/14
Diell
Sarandë
2/16
Diell