Aktualitet Zgjedhjet 2025

Vijon skuqja e hartës, PS merr me rezultat të thellë një tjetër bashki, PD vijon të udhëheqë vetëm në Shkodër dhe Kukës.

Mbyllet numërimi edhe në Gramsh, ku Partia Socialiste fiton bindshëm.

PS ka marrë 7737  vota, ndërsa PD ka marrë 2357.

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së.

Deri më tani, PD është në epërsi me 25693 vota, ndërsa PS është me 22376 vota.

LEXO EDHE: Numërimi i votave të Diasporës, Elda Menga njofton në lidhje me konfliktet në qendrën e vorimit!

E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.

Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.

Procesi i numërimit vijon ende në qarkun e Kukësit.

Deri tani janë numëruar 130 kuti nga 139 në këtë qark, ku PD kryeson me 17238 vota.

Ndërkohë PS ka marrë 10179 vota. Ndiqet nga PSD me 4597 vota.

Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 214 vota deri më tani. PD ndodhet në avantazh ndaj PS, ku ka siguruar 2 mandate, kurse socialistët 1.