Ish-kryeministri i Hungarise, Viktor Orban, u rikthye te merkuren ne Bruksel per here te pare qe nga humbja ne zgjedhjet parlamentare te prillit, duke treguar se nuk ka ndermend te terhiqet nga politika dhe se do te vazhdoje te mbroje te njejtat qendrime qe e kane vene shpesh ne perplasje me institucionet e Bashkimit Europian.
Duke folur per nje grup te vogel gazetaresh me pamje nga selia e Komisionit Europian, Orban deklaroi se objektivi i tij ndaj Bashkimit Europian mbetet i pandryshuar edhe pas largimit nga posti i kryeministrit.
“Qellimi yne nuk ka ndryshuar. Duhet te reformojme Brukselin. Eshte shume e veshtire te gjesh nje rruge qe i sjell sukses Hungarise nese Bashkimi Europian nuk ecen ne te njejten linje”, tha ai.
Deklaratat e Orban vijne ne nje moment kur lideret europiane po mblidhen ne Bruksel per samitin e radhes te Bashkimit Europian, ndersa Hungaria po perjeton nje ndryshim te madh politik pas largimit te tij nga pushteti.
Megjithese humbi zgjedhjet e prillit, Orban vazhdon te mbetet kryetar i partise Fidesz, e cila per me shume se nje dekade dominoi skenen politike hungareze. Eurodeputetet e Fidesz bejne pjese ne grupin Patriotet per Europen ne Parlamentin Europian, se bashku me parti te tjera te djathta europiane.
Sipas Orban, rezultati i zgjedhjeve ne Hungari nuk ndryshon trendin qe ai sheh ne politike europiane.
“Humbja jone ne zgjedhje nuk e ndryshon faktin historik vendimtar se ne Europe progresi i partive patriotike vazhdon”, deklaroi ai.
Orban shtoi se grupi Patriotet per Europen vazhdon te kete perfaqesim ne Keshillin Europian permes kryeministrit cek Andrej Babis dhe argumentoi se rritja e forcave politike qe ai i quan patriotike mund te ndalet vetem nese drejtuesit e Bashkimit Europian arrijne te tregojne rezultate konkrete.
Ish-kryeministri hungarez u largua nga detyra ne muajin maj, pak jave pasi opozita e qendres se djathte, e drejtuar nga Peter Magyar, fitoi bindeshem zgjedhjet parlamentare. Partia e tij Tisza siguroi nje shumice prej dy te tretash ne parlament, duke i dhene fund nje epoke te gjate te sundimit te Orban.
Pas fitores, Magyar ka premtuar nje kurs te ri ne marredheniet me Brukselin. Ai eshte zotuar te mbeshtese procesin e anetaresimit te Ukraines ne Bashkimin Europian dhe te punoje per zhbllokimin e rreth 17 miliarde eurove fonde europiane qe jane ngrire nga Brukseli per shkak te shqetesimeve mbi respektimin e shtetit te se drejtes gjate qeverisjes se Orban.
Nje tjeter nisme e qeverise se re eshte vendosja e nje kufiri maksimal prej tete vitesh per mandatin e kryeministrit. Sipas propozimit, kufizimi do te kete efekt edhe per mandatet e meparshme, gje qe do ta pengonte Orban te rikthehej ne krye te qeverise ne te ardhmen.
I pyetur per kete ceshtje, ai u shfaq i qete. “Jam i lumtur per ate vendim”, tha Orban, duke minimizuar mundesine e nje rikthimi ne postin e kryeministrit.
Megjithate, sfidat e tij nuk kufizohen vetem te e ardhmja politike. Ne Hungari po vazhdojne debatet mbi pretendimet per korrupsion gjate viteve te qeverisjes se tij. Me heret kete muaj, presidenti i Autoritetit te Integritetit te Hungarise, Ferenc Pal Biro, kerkoi qe “politikane te nivelit te larte” te perballen me ndjekje penale per dyshime se kane mashtruar taksapaguesit europiane me miliarda euro gjate periudhes kur ne pushtet ishte Orban.
Vete Biro me pas u akuzua nga prokuroret per pervetesim fondesh, akuza qe ai i mohon dhe qe jane ngritur mbi ceshtje te nisura kur qeveria e meparshme ishte ende ne detyre.
I pyetur nga Politico nese eshte i shqetesuar per mundesine e hetimeve ose ndjekjes penale ndaj tij lidhur me akuzat per korrupsion, Orban mohoi kategorikisht cdo shkelje.
“Nuk kemi pare gjera te tilla deri me tani”, tha ai, duke kundershtuar pretendimet se ai ose anetare te qeverise se tij kane perfituar ne menyre te paligjshme nga parate e taksapaguesve.
Deklaratat e tij tregojne se, edhe pse nuk eshte me ne krye te qeverise hungareze, Orban synon te mbetet nje nga zerat me te forte te se djathtes europiane dhe te vazhdoje perplasjen politike me Brukselin nga pozitat e liderit te Fidesz.