Aktualitet

“Vit absurd 2025”, Veliaj mesazh në ditën e lindjes: Zbulova miqtë e ditëve të vështira që s’do t’i harroj kurrë…

Kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë një mesazh në media sociale në ditën e tij të lindjes.

Veliaj falenderoi qytetarët për mbështetje dhe urimet që ka marrë, duke theksuar se këtë vit ka zbuluar miqtë e vërtetë në ditët e vështira.

Veliaj falënderoi gjithashtu për kujdesin ndaj familjes së tij dhe shprehu dashuri dhe mirënjohje ndaj të gjithë atyre që ishin pranë tij.

Postimi i Veliajt:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga zemra!