Pas shumë thashethemeve, Vivo T4 Lite pritet të lançohet shumë shpejt. Këtë e ka konfirmuar dega indiane e kompanisë vivo, e cila ka publikuar detaje në llogarinë e saj në rrjetin social X, duke zbuluar kapacitetin e baterisë dhe segmentin e çmimit ku do të pozicionohet pajisja. Vivo e prezanton T4 Lite si “smartfoni 5G me baterinë më të madhe në segmentin e tij”, me një bateri prej 6,000 mAh. Pajisja do të jetë e disponueshme në segmentin nën 10,000 rupia indiane (rreth 115 dollarë / 100 euro) dhe do të shitet përmes faqes zyrtare të Vivo, platformës Flipkart dhe dyqaneve fizike në Indi.
Edhe iQOO e ka reklamuar Z10 Lite si “smartfoni 5G me baterinë më të madhe në segment”, gjithashtu me bateri 6,000 mAh. Megjithëse iQOO nuk ka zbuluar të gjitha specifikat e Z10 Lite, është konfirmuar se telefoni do të vijë me procesorin Dimensity 6300, do të ketë dalje për kufje 3.5 mm, si dhe certifikim IP64 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit. Z10 Lite do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra; Titanium Blue dhe Cyber Green, dhe do të ketë tri kamera; një kryesore prej 50 MP, një kamerë thellësie prej 2 MP dhe një kamerë selfie prej 5 MP.
Vivo ka konfirmuar se do të zbulojë telefonin e saj të ri të palosshëm, X Fold5, në Kinë më 25 qershor, me një prezantim global që pritet më 10 korrik. Përpara premierës zyrtare, kompania ka nisur një fushatë promovuese në rrjetin social kinez Weibo, duke postuar imazhe zyrtare të pajisjes dhe videon e parë praktike, e cila tashmë po qarkullon në internet. Telefoni pritet të vijë me ekran 8T LTPO, me rifreskim 120Hz dhe ndriçim deri në 4,500 nits. Deri tani përflitet për një model të vetëm, ndryshe nga viti i kaluar kur kishte edhe variant Pro. Pajisja do të ofrojë gjithashtu certifikim Zeiss Master Color dhe mbrojtje për sytë.