Vllaznia ka marrë sot fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur Teutën në transfertë për të bërë të sajën kreun e klasifikimit tashmë pa pasur përkrah asnjë skuadër tjetër.
Ekipi i Martinit u tregua cinik, teksa shënoi shpejt me Malën golin e avantazhit dhe pastaj administroi rezultatin përballë durrsakëve të cilët rrallëherë vunë në vështirësi serioze Pohls, edhe pse zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
Ndaj Vllaznia i gëzohet tre pikëve dhe shkëputjes, ndërsa Teuta fillon gjithnjë e më shumë të ndjehet e rrezikuar edhe nga ekipet që vijnë më pas në klasifikim.
TEUTA-VLLAZNIA 0-1
9′ Mala
Tirana ka mposhtur Egnatian me rezultatin 0-1 në Rrogozhinë. Mjaftoi goli i Redon Xhixhës për 3 pikë të arta, që i largojnë bardheblutë nga fundi i tabelës.
Xhixha shënoi në minutën e 40-të pas një aksioni fantastik, që nisi nga këmbët e Tafas. Ky i fundit ishte hero për bardheblutë, pasi bëri disa pritje vendimtare. Humbja më e madhe në këtë ndeshje për kryeqytetasit është dëmtimi i kapitenit Xhixha, që luajti vetëm pjesën e parë.
LEXO EDHE: Partizani nuk ja del të marrë më shumë se 1 pikë përballë Elbasanit edhe pse me 10 lojtarë!
Egnatia e nisi me penallti të fituar në minutën e parë, që u anulua pas rishikimit me VAR nga gjyqtari Cjapi. Pretendime të tjera pati edhe më pas, megjithatë Tirana ruajti me fanatizëm goli.
Bardheblutë janë me hap kryesuesi, ndërsa nuk numërojnë humbje në shtatë ndeshjet e fundit. Tashmë mbajnë vendin e nëntë me po aq pikë sa Bylisi, që mban zonën e “play out”.
Egnatia është pa busull në vitin 2026. Kjo është java e katërt radhazi pa fitore në kampionat. Gjatë kësaj kohe janë vetëm 2 pikë të grumbulluara.
EGNATIA 0-1 TIRANA
40′ Xhixha