Partizani dhe Vllaznia kanë regjistruar sot një barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ne një ndeshje shumë të bukur, sidomos në pjesën e dytë, ku në fund asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur me këtë rezultat.
PARTIZANI-VLLAZNIA 1-1
45′ T0ma / 59′ Mala
Edhe Flamurtari dhe Tirana janë mjaftuar me nga 1 pikë në javën e 12-të në Superiore, barazim 1-1. Në pjesën e parë vlonjatët prodhuan më shumë raste dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me Maksutin në minutën e 37-të. Kështu u mbyllën 45 minutat e para.
LEXO EDHE: Shkëlqeu me Kombëtaren, dy klube nga Anglia kërkojnë Arbër Hoxhën!
Në të dytën erdhi goli i barazimit nga braziliani Zhunior. Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra s’ja doli. Kështu të dyja i prishin punë njëra-tjetrës pasi mbeten në vendin e 9-të dhe 10-të.
FLAMURTARI – TIRANA 1-1
37′ Maksuti/ 75′ Zhunior
Përsa i përket sfidave të ditës së djeshme, Egnatia mori fitore me peshë ndaj Bylisit (5-1) dhe përfitoi nga barazimi 1-1 i Elbasanit dhe Dinamos.
Në takimin tjetër ishte Teuta që fitoi ndaj Vorës dhe mbetet 1 pikë larg dinamovitëve. Ndërsa Partizani falë barazimit me Vllazninë ngjitet në renditje dhe pozicionohet në vendin e 7. Flamurtari dhe Tirana mbeten respektivisht në vendin e 9-të dhe 10-të.
Renditja: