Aksident rrugor vdekjeprurës në Vlorë. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin drejt fshatit Akërni, një automjet i drejtuar nga një 24 vjeçar, banues në Fier, u përfshi në një aksident. Si pasojë e përplasjes, i riu ndërroi jetë në vendngjarje.
Njoftimi policor:
Rreth orës 03:00, në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni, një automjet i drejtuar nga shtetasi A.H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.