Tech Top Tech - News

Volvo EX90-SUV apo një snajper për kamerat e iPhone?!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Volvo EX90 – SUV apo snajper për kamera iPhone?

Po ecje i qetë, duke bërë video për TikTok… kur papritur – BOOM! Kamera e iPhone-it u prish si t’i kishte rënë rrufeja e Steve Jobs nga qielli. Jo, nuk është bug, është LIDAR! Po çfarë është Lidar-i? E thënë thjesht: është syri i makinave smart. Dërgon puls drite me lazer, mat sa kohë i duhet për t’u kthyer mbrapsht dhe e kthen botën në një hartë 3D shumë të saktë.
Por ka një problem:
*Syrit të njeriut – nuk i bën dëm.
*Kamerës tënde të shtrenjtë – i bën funeralin.
Sidomos nëse po përdor zoom – pra telephoto lens. Sepse ai është më delikat, më i ndjeshëm dhe më… “mëkatar” për lidarin. Në momentin që ti afron zoom-in te makina, sensorët e telefonit fillojnë të digjen një e nga një, si fishekzjarrë në dasmë.
Këshilla e ditës?
*Mos e drejto kamerën te makina me lidar.
*Dhe kurrë mos e zmadho… përndryshe ke për të dalë me video që duket si Matrix në 240p.
Kamerat u bënë smart. Makinat më smart. Ti? Ti bëhu më i kujdesshëm. Mos i jep gaz syrit të tretë!